Është gjiganti Italian, Napoli që ka ndërmarr hapat e parë konkret për Vedat Muriqin, i cili po vazhdon të bëjë emër me paraqitjet e tij si për me fanellën e Fenerbahces po ashtu edhe me atë të Kosovës.
Muriqi në Superligën e Turqisë në 8 ndeshje ka gjetur rrjetën 4 herë. Ai po ashtu edhe për Kosovës ka shënuar katër herë.
Drejtori Sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli është takuar me drejtorin e Fenerbahces, Damien Comolli për Vedat Muriqin.
Pasi mësoi për gjendjen dhe rrethanat në lidhje me lojtarin, bisedimet mes Giuntoli dhe Comollin do të diskutohen sërish.
Fenerbahce nuk planifikon të shes Muriqin, por një shifër rreth 25-30 milionë euro mund ta ndryshojë situatën.