Vajza e mitur pasi e gjen portofolin me një shumë të hollash, së bashku me babanë e saj, parat e gjetura në prani të policisë ia kthen pronarit.
Më datë me 21 shtator 2021, në stacionin policor në Gjilan, nga qytetari A. N. me banim në Gjilani janë raportuar dhe dorëzuar një shumën e parave të gjetura, pronë e qytetarit N. S. i cili këtë shumë të parave e kishte humbur të premten me 17.09.2021.
“Paratë i kishte gjetur, vajza e Agimit (e mitur) dhe pas verifikimit në prani të policisë, i janë kthyer pronarit që i kishte humbur”, ka bërë me dije Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan falënderon vajzën e mitur dhe babanë e saj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur. /2LONLINE.com/