• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Zgjedhjet Lokale 2021
  3. Gagica i AAK-së: Do t’i mbështesim me nga 200 euro nënat lehona të papuna
Zgjedhjet Lokale 2021

Gagica i AAK-së: Do t’i mbështesim me nga 200 euro nënat lehona të papuna

by Redaksia 2LONLINE 22 Shtator, 2021 3 min read
 Gagica i AAK-së: Do t’i mbështesim me nga 200 euro nënat lehona të papuna

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-së, Nazim Gagica, ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme, ku ai tha se do të bazohet në 58 projekte kapitale.

“Programi ynë bazohet në hulumtimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të listuar në 58 projekte kapitale, të cilat do të realizohen në mandatin katër vjeçar, nga projektet që lidhen nga kanalizimet në fshatra deri te palestrat sportive në të gjitha lokalitetet. Rinovimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave, që vlera e tyre arrin deri në 16 milionë euro, realizimi i tyre do të arrihet përmes investimeve kapitale, që në kufijtë bugjetor të Komunës së Gjilanit përgjatë viteve 2022-24 do të kap vlerën 24 milionë euro, pjesa tjetër e mbetur do të orientohet në zhvillimin ekonomik, në nxitjen e punësimit për të rinjtë, hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme. Do të vazhdojmë përmbylljen e digjitalizimit në shkolla, në kulturë do të finalizojmë korin e qytetit dhe orkestrën, do të mbështesim gratë në biznes, hapjen e çerdheve dhe parqeve”, tha Gagica.

Gagica tha se për shëndetësi është njëri prej prioriteteve të tij, që pikë së pari është ngritja e cilësisë së shërbimeve.

“Rritja e cilësisë së shërbimeve është njëri prej prioriteteve. Ofrimin e shërbimeve në çdo lokalitet, aty ku ka nevojë edhe dërgojmë ekipe mobile, në shumicën e qendrave të mjekësisë familjare të bëjmë dy ndërrimesh, si në Zhegër, Malishevë, dhe do të aplikojmë modelin mjeku në shtëpi në çdo kohë kur ka nevojë qytetari”, theksoi Gagica.

Ai tha gjithashtu se do t’i mbështesin gratë, ku do të përfshihen rreth 40 përqind në qeverisje.

“Do të orientohemi në profesionalizmin e tyre, do t’i mbështesim gratë në biznes, 40% e grave do të përfshihen në qeverisje”.

Tutje, Gagica për nënat lehona që janë të papuna tha se do t’i mbështesim me nga 200 euro.

“Për nënat lehona të cilat janë të inkuadruara në punë, ato do të kenë masa lehtësuese, do të mbështeten në të gjitha format, por dallohen për nga nënat lehona që janë të papuna, të cilat do t’i mbështesim me nga 200 euro, ndërsa nënat lehona që janë në punë do t’i mbështesim me nga 100 euro”, tha Gagica.

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Tags: AAK Gjilan Nazim Gagica politika zgjedhje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan

26 Maj, 2022

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com