(2L ONLINE) – Kombëtarja e Gjermanisë do të jetë në finale të Botërorit ‘Brazil 2014’, që do të zhvillohet më 13 korrik në “Maracana”, pasi fito me rezultat të thellë 7 me 1 ndaj Brazilit. Ishte kjo një fitore spektakulare që turpëroi nikoqirin e këtij Kampionati .
Vetëm në 30 minutat e parë, kombëtarja gjermane shënoi pesë gola. Në minutën e 11-të, gjermanët realizuan përmes Thomas Muller. Klose shënoi pastaj në minutën e 23-të. Gjermania realizoi edhe dy herë të tjera përmes Toni Kroosit në minutat 24 dhe 26. E, Sami Khedira ishte ai që realizoi në minutën e 29-të, për tu përmbyll pjesa e parë me rezultat të thellë për gjermanët 5:0,
Në pjesëtojën e dytë, Gjermania arriti edhe golin e gjashtë përmes Andre Schurrles që shënoi në minutën e 69-të. Schurrleshënoi edhe golin e dytë 10 minuta më vonë për 7 me 0.
Golin e nderit, një gol ngushëllues për Brazilin e shënoi në minutën e fundit Oscar.
Gjermania tani pret në finale fituesin e duelit të nesërm, Argjentinë – Holandë, ndërsa Brazili humbësin në luftë për pozitën e tretë. /2L ONLINE/