Gjergjaj, që peshon 113.7 kilogramë, me triumfin e radhës në Bernë ka shënuar fitoren e tij të 23-të në karrierë.
Boksieri profesionist shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj, ka mundur në Bernë të Zvicrës kampionin e Brazilit, Gilberto Matheus Domingos. Gjergjaj, 29-vjeçar, me nokaut mposhti brazilianin që në rundin e parë, duke siguruar fitoren e 23-të si boksier profesionist në peshën e rëndë. Për Gjergjajn ishte triumfi i dhjetë i parakohshëm në seri duelesh, ndërsa i 17-ti me nokaut, transmeton albinfo.
Gjergjaj, me nofkën „Cobra“, kohët e fundit po merr vlerësime shumë të larta për performancën e tij në boks.
Ky ishte dueli i tretë i kampionit shqiptar për këtë vit, ndërsa në vitin 2014 pritet që ai të sfidojë ndonjë nga titujt e rëndësishëm në boksin profesionist.