Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka bërë me dije se ka dekretuar komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.
Ja postimi i tij i plotë:
Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë. HTH