DYLON

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” do të sjell pesë shfaqje në Gjilan

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” do të sjell pesë shfaqje në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” , që mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, edhe sivjet pritet të sjellë shfaqjet më të mira të realizuara kohëve të fundit e që janë me autorë shqiptarë.

Kështu në natën e parë më 23 janar do të jepet shfaqja “I ligu për mend”, e autorit Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës e ku do të luajnë aktorët e Tetarit Kombëtar të Kosovës.

Më 24 janar do të jepet shfaqja “I vetëm në banesë” e autorit gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës, kurse do të luajnë aktorët e Tetarit të Gjilanit.

EkoHigjiena

Në mbrëmjen vijuese, më 25 janar, në skenën e Tetarit të Gjilanit do të paraqitet Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, i cili do të sjellë shfaqjen “Kreonët e Ballkanit”, autor dhe regjinë e së cilës e ka bërë Enver Petrovci.

Në natën e parafundit, më 26 janar do të jepet shfaqja e autorit Jeton Neziraj e titulluar “Hipokritët ose pacienti anglez” nga Qendra Multimedia dhe regjinë e së cilës e kanë bërë Blerta Neziraj dhe Agon Myftari.

Mbrëmja e fundit është e rezervuar për shfaqjen “Kur hana del” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me autor Ag Apolloni e me regji të Ben Apollonit.

Edhe sivjet do të jepen çmimet tradicionale të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, kurse edhe si viteve të kaluara pritet që për këto shfaqje interesimi i publikut të jetë i madh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.