Komandanti FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike (BMATT) Kolonel Paul Morris.
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që BMATT ka ofruar në zhvillimin e kuadrove të FSK-së që nga themelimi i FSK-së deri në ditët e sotme.
Gjithashtu, Gjeneral Jashari e njoftoi Kolonelin Morris që është shumë i kënaqur me ritmin e trajnimeve të ofruara nga BMATT dhe ftoi atë që të ketë zgjerim të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe BMATT.
Të dy palët u pajtuan në dizajnimin e kurseve specifike të cilat kontribuojnë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së dhe zhvillimin taktik dhe operacional të Forcës. /2LONLINE/