Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Atasheun e Mbrojtjes së Gjermanisë për Kosovë, Nënkolonel Franz-Josef Nolte.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e forcave gjermane për të arriturat e deritashme të FSK-së si dhe në kontaktet e ardhshme me homologun gjerman, Gjeneral Zorn, në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe planet bilaterale në të ardhmen në mes dy forcave. /2LONLINE/