Me rastin e vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes të Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, përveç takimeve me Ministrin Mehaj dhe Gjeneral Jasharin, realizoi edhe takime me karakter të veçantë.
Gjeneral Corell i shoqëruar edhe nga Gjeneral Jashari, takoi Rreshtermajorin e Komandantit të FSK-së, Genc Metaj, të cilit i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm dhe forcimit të bashkëpunimit me homologun e tij amerikan dhe në përgjithësi, bashkëpunimin në nivel të komponentës së nënoficerëve të FSK-së dhe atyre të Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Me këtë rast, Gjeneral Corell, mbi këtë motivacion, Rreshter Metajt i ndau edhe një dhuratë të veçantë.
Në vazhdim, Gjeneral Corell takoi edhe pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, të udhëhequr nga major Mentor Ibrahimi, pjesëmarrës në operacionin e parë paqeruajtës dhe stabilitetit jashtë vendit të FSK-së në bashkë-zbarkim me forcat amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s, në Kuvajt.
Me këtë rast, me motivacion për performancën e lartë profesionale, angazhimin me përgjegjësi të lartë si dhe shërbimin vetëmohues, i nderoi me simbolin ushtarak të tij. /2LONLINE/