DYLON

Me rastin e Ditës së Pavarësisë nesër bëhet parakalimi i i kuadrateve të FSK-së dhe i Policisë së Kosovës

Me rastin e Ditës së Pavarësisë nesër bëhet parakalimi i i kuadrateve të FSK-së dhe  i Policisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

“Me rastin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ja njoftimi i plotë:

EkoHigjiena

Qytetarë të dashur të Republikës,

Me rastin e 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës.

Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku!

Gêzuar!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.