Me ftesë të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Gjeneralmajor Subutay Adas, Shef i Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Turqisë, po qëndron në Kosovë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku ceremonia qendrore do të mbahet me datë 12.06.2024.
Me këtë rast sot gjenerali Adas, është pritur në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, ku të dy gjeneralët shprehen mirënjohjen për bashkëpunimet mes dy ushtrive, gjeneral Cikaqi shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme që ushtria turke po tregon ndaj avancimit dhe zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së.
Gjeneralmajor Adas shprehu falënderim të veçantë për mirëpritjen që ju bë, njëkohësisht shprehu gatishmërinë që ushtria turke do të jetë çdo herë e gatshme për avancimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe gatishmërinë për të përkrahur Kosovën si shtet në të gjitha fushat e zhvillimit, njofton FSK. /2LONLINE/