DYLON

Komandanti i FSK-së takoi Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane

Komandanti i FSK-së takoi Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për në Garmisch-Partenkirschen të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral Randy Alan George për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA). Konferenca u organizua nën udhëheqjen e Gjeneralit Darryl Williams, Komandant i Ushtrisë Amerikanë për Evropë dhe Afrikë.

Në kuadër të konferencës, gjeneral Jashari përveç takimit me Gjeneralin George, ishte pjesë e takimit multilateral me shtetet e përzgjedhura nga rajoni ynë, me ç’ rast falënderoj Gjeneralin George, Ushtrinë Amerikane dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive. Në fund të dy gjeneralët u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive duke forcuar kështu sigurinë e përbashkët, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.