Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Brigade Ilir Qeriqi priti në takim Drejtorin e ri të NALT-it Gjeneral Brigade Christian Nawrat, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Me këtë rast Gjeneral Nawrat u njoftua me zhvillimet në FSK dhe direktivat, objektivat e Komandantit të FSK-së, si dhe angazhimet, aktivitetet, planifikimet në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
Po ashtu u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin mes FSK dhe NALT-it përmes ekipeve këshilluese.
Drejtori NALT-it falënderojë për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët në mes të FSK-së dhe NALT-it, njofton FSK. /2LONLINE/