(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Ranillug e ka pranuar një informat për një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje që kishte ndodhur në këtë fshat sot rreth orës 11:45 minuta. Njësitet patrolluese me urgjencë ju kanë përgjigjë rastit duke siguruar vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se po ashtu janë thirrur dhe ju kanë përgjegjur rastit njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e krim-teknikës, prokurori i shtetit dhe mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit.
“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për viktimën serb i moshës rreth vjeç (14) katërmbdhjetë, me banim në Republikën e Serbisë i cili kishte ardhur mysafir te gjyshi i tij me banim të përhershëm në fshatin Ranillug, Komuna Ranillug”, ka thënë Hashani.
Siç thotë zëdhënësi Hashani, nga deklarata e marrë nga gjyshi i tij i cili ishte afër në oborrin e shtëpis duke punuar në kopsht, ai ka dëgjuar një të shtënë nga arma e zjarrit-revole nga brenda shtëpisë në dhomën e qëndrimit ditor.
“Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në vendin e ngjarjes i kanë gjetë dy revole njëra nga të cilat e llojit “TT” nga e cila edhe besohet të jetë shkrep.
Prokuri i shtetit i cili ishte prezent në vend ngjarje ka urdhëruar që trupi i pajet të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Hashani.
Hetimet rajonale të Policisë së Kosovës jan duke e hetuar rastin. /2L ONLINE/