/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur se në fshatin Sllubicë të Gjilanit një qytetar ëshët gjetur pa shenja jete. Policia e Kosovës e ka karakterizuar rastin si një vdekje e dyshimtë.
Sipas raportit policor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Sipas disa dëshmitarëve-familjarë të viktimës i njëjti kishte probleme shëndetësore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /2L ONLINE/