Në rrugën “Halil Alidema” në Gjilan, në një shtëpi të pabanuar, policia ka gjetur një mjet të pashpërthyer, i cili është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt nga ana e FSK-së, njësitit të ekipit të deminimit, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti policor:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rr. Halil Alidema, Gjilan 27.01.2021 – 09:11. Në një shtëpi të pabanuar njësitë policore kanë hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Lidhur me rastin, fillimisht në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore të cilat kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e de-minimit të FSK-së ka shpërthyer mjetin e dyshuar-granatë dore M 52, në mënyrë të sigurt. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.