Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Hogosht të Kamenicës, më 26 gusht, ora 11:05. raportohet se, në shtëpinë e saj, është gjetur pa shenja jete viktima, femër- kosovare. Policia rastin e ka klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/