Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në rrugën “Skënderbeu”, në Kamenicë, Policia e Kosovës, njësitet nga stacioni policor i Kamenicës, kanë ndalur të dyshuarin shqiptar shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit, te i njëjti është gjetur një qese e vogël e cila dyshohet të jetë substance narkotike.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se është njoftuar Njësia Antidrogë DRP-Gjilan të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili urdhëron të hapet rast dhe t’i dedikohet Njësisë së Antidrogës.