Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Kabash të Vitisë njësiti policor ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 2.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një tabak letre për mbështjellje. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.