Mjekë kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe stafin përcjellës, kanë kryer 830 operacione në sallat e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale gjatë vitit 2021, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Sipas të dhënave, vitin e kaluar në Kirurgjinë Maksilofaciale ishin të shtrirë 600 pacientë për trajtim mjekësor, derisa janë realizuar 2 mijë 631 vizita ambulantore.
Kjo klinikë përgjatë periudhës janar-dhjetor 2021 ka ofruar edhe 1 mijë e 79 shërbime tjera specifike. /2LONLINE/