Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot rreth orës 06:30 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gjilan, në Karaqevë të Epërme, Policia e Kosovës, njësiti i stacionit policor në Kamenicë, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e R. K. (1954).
“Gjatë bastisjes është ushtruar rezistencë nga të dyshuarit, ku fillimisht kanë kanosur, e me pas kanë filluar ti pengojnë dhe sulmojnë policët, ku njëri polic pëson lëndim trupore ku edhe ka kërkuar ndihmën e mjekut. Policia e Kosovës me këtë raste e ka vënë situatën nën kontroll dhe i ka arrestuar tre të dyshimtit R. K. (1954) A.K.(1975) dhe F.K.(1985)”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Gjatë bastisje janë gjetur dhe konfiskuar një: pushkë gjuetie, prodhimi nuk dihet,-me 32 fishekë, një revole-7.65 mm dhe shtatëmbëdhjetë (17) fishekë.
Zëdhënësi Hashani ka tëhu se personat e arrestuar janë sjellë në stacion policor në Kamenicë ku janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, Gjersa personi i katërt po ashtu i dyshimtë lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti procedohet në Prokurori.