Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte 35 lindje, derisa 12 prej tyre u kryen me operacion, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Brenda kësaj kohe, u lindën 36 foshnje- 21 i takojnë gjinisë mashkullore dhe 15 i përkasin gjinisë femërore.
Vlen të theksohet se një nënë lindi binjakë, ndërkaq 13 shtatzëna u bënë nëna për herë të parë. /2LONLINE/