Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident me fatalitet, 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 858 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 539 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 10 persona, 3 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, dhe 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/