DYLON

Deputeti Syla publikon dokumente për rastin “Panda” në Pejë

Deputeti Syla publikon dokumente për rastin “Panda” në Pejë
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që faktojnë krimet serbe në Kosovë.

Syla ka thënë se këto dokumente që sot i ka prezantuar, dëshmojnë se trajtimi që ‘drejtësia serbe’ i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë.

“Në këto dokumente që i prezantoj sot, tregohet trajtimi që “drejtësia serbe” i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri)”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në “Facebook”.

EkoHigjiena

Syla ka thënë se për kohë të gjatë është propaganduar se ky rast ishte planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2005 kur Vuçiq ishte kryeministër, e ka pranuar se rasti në fjalë është turpi i Serbisë.

“Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat”, është shprehur Syla.

Na trego cila është e vërteta?”, ka pyetur Syla.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.