Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku nga të cilat, 21 aksidente janë me të lënduar, ndërsa 31 aksidente tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 316 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu janë shqiptuar edhe 758 tiketat në bazë të ligjit Covid – 19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 22 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/