DYLON

Ismajli: Po bie lakorja e infeksionit, kemi 70 raste aktive me COVID-19

Ismajli: Po bie lakorja e infeksionit, kemi 70 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.

Numri dy i Komunës ka bërë të ditur se lajmi i mirë është po bie vazhdimisht lakorja e infeksionit, duke shtuar se në Gjilan aktualisht janë 70 raste aktive.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 988 të infektuar në total, 874 të shëruar, 70 raste aktive, 18 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 17 mostra në pritje.

EkoHigjiena

Edhe në këtë takim, ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.