(2L ONLINE) – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj tëakuzuarit A. Bajrami, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë)muaj burgim.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, HasanSadiku e ka shpallur fajtor të akuzuarin A. Bajrami, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 i Kodit Penal tëRepublikës sëKosovës (KPRK),
I akuzuari me datë 01.12.2013, rreth orës 13.00, në Shkollën Fillore “HysenTërpeza”, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, gjatë procesit zgjedhor-balotazhit për kryetar të Komunës së Vitisë, ka qenë i caktuar si komisionar zgjedhor dhe i njëjti ka keqpërdor pozitën, detyrën dhe autoritetin si zyrtar gjatë zgjedhjeve.
Të akuzuarit A. Bajrami ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor. /2l ONLINE/