(2L ONLINE) – Kabashi. Fshat vitias, rrëzë maleve të Karadakut dhe epiqendër e dyndjeve nga fshatrat karadakiane që gjenden përeth! Që në hyrje na pret shqiponja e madhe me emrat e skalitur të shumë e të rënëve për atdhe! Ca më tutje, xhamia e fshatit si dhe metra më larg, kisha katolike shqiptare. Këto janë objektet më markante të vendosura në mes katundi që në mënyrën më të mirë pasqyrojnë anën fisnike dhe vëllazërore të këtyre banoreve të vyeshëm që në të shumtën, merren me bujqësi si dhe përpunimin e drurit. Në këtë fshat tipik shqiptar, më së miri gjen shprehje thënia “Gjaku as është, as behet ujë! Fotot/pamjet nga ky fshat tregojnë më shumë se një dyzinë fjalësh. Ëmbëlsi idilike që i duhet aktualitetit pakëz të helmuar ndërvëllazërorë. /Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/