Një shqiptar nga Kosova, në vitin 2004 kishte vrarë një bashkëvendës të vetin në Uetendorf të Bernës. Kjo kishte ndodhur para lokalit të klubit të atëhershëm shqiptar “Bashkimi” në këtë lokalitet. Pasi që është konstatuar se ka kryer vrasje me paramendim dhe në vetëmbrojtje, kosovari është dënuar nga Gjykata e Lartë e Bernës me katër vjet e gjysme burg.
Njëkohësisht me dënimin, atij i është marrë edhe leja e qëndrimit të përhershëm (Viza C) në Zvicër.
Sikur dënimi me vuajtje burgu ashtu edhe marrja e lejes së qëndrimit i janë vërtetuar edhe nga Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.
Pas vuajtjes së dënimit Enti për Migracion i Kantonit të Bernës pati vendosur që ai të dëbohet nga Zvicra, për çfarë kosovari ka bërë ankesë. Nëse kthehet në Kosovë , atje e pret gjakmarrja, ka qenë arsyetimi i tij.
Por vendimi i ardhur tash së fundi nga Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e tij si të pabazë. Sipas mendimit të gjyqtarëve nga Lozana, delikti i vrasjes është arsye e mjaftueshme për t`i marrë dikujt lejen e qëndrimit. Kjo, përkundër faktit se kosovari në rast se dëbohet, do t`i duhet të ndahet nga i biri 11 vjeçar dhe nga bashkëshortja e tij zvicerane, shkruan aargauerzeitung.ch.t♪7 cilës i referohet albinfo.ch.
Megjithëkëtë, ende nuk është vendosur përfundimisht nëse ai do të dëbohet nga Zvicra ose jo.
Autoritetet e Bernës ia kanë dorëzuar Entit Federal për Migracion aktet e kosovarit. Sipas tyre, dëbimi i tij në Kosovë mund të jetë i papranueshëm, pasi që ai atje mund të jetë i kërcënuar nga gjakmarrja. Tashti i mbetet zyrës në fjalë që të shqyrtojë nëse ekzistojnë indikacione për rrezikun që i kanoset jetës së tij në rast kthimi në Kosovë. Në një rast të tillë ekziston mundësia që kosovari i cili tashmë ka kryer vuajtjen e dënimit, t`i jepet leja a përkohshme e qëndrimit në Zvicër (F).