Ishte politikan amerikan i cili shërbeu si President i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë periudhës 1981 deri me 1989, po ashtu ka qenë edhe shef i CIA-së.
Shkruan: Flurim Arifi
Presidenti Georg H. W. Bush ishte Republikan i vijës konservatore, vijëkjo e cila ka qenë e krijuar përbrenda partisë republikane, si reaksion ndaj kohës apo pikëpamjes komuniste që ishte shpërndarë përgjatë botës në dekadën e kaluar.
Dalëngadalë në politikën e SHBA-ve janë duke u “ ikur“ vija e fort konservatore që e ka mbrojtë liridashjen e njerëzimit gjithandej nëpër botë. Po ashtu këtë vit Amerika dhe bota humbi liridashësin e madhe Amerikan, emri i të cilit është i lidhur me secilin popull që ka sinonim vuajtjet, luftën për liri z. John McCain. Politika Amerikane dhe e gjithë bota demokratike brenda vitit 2018 ka humbur dy kolosë apo kandilë të lirisë botërore.
George Herbert Walker Bush, për ne shqiptarët, është pikë referuese për fillimin e kthesës sonë politike.Kjo pikë referimi në kohën moderne do të jenë SHBA-të. Të gjithëve na kujtohet takimi i famshëm ndërmjet Presidentit Bush dhe Presidentit Berisha, në këtë takim presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha e falënderoi presidentin Amerikan për mbështetjen e dhënë Shqipërisë në ato kohë të vështira menjëherë pas rënies së diktaturës komuniste. Gjithashtu presidenti Berisha e falënderoi presidentin Bush edhe për kritikat kundrejt Millosheviçit në veprimet e tij gjatë fillimit të zhbërjes së Jugosllavisë.
Prandaj adhurimi apo mirënjohja e popullit Shqiptar ndaj kësaj figure markante ku sinonim kishte luftën për liri dhe promovimin e lirisë dhe të drejtat dhe liritë e njerëzimit gjithë andej botës, është i kuptueshëm për të gjithë.Historia e familjes Bush me Shqiptarët është shumë e lidhur, duke filluar nga takimi i famshëm Bush-Berisha dhe pastaj duke përfunduar me vizitën e Presidenti GeorgeWalker Bush në Shqipëri, ku me këtë rast u vulos procesi i Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një fjali të vetme “ mjaft është mjaft“ Kosova do të jetë e Pavarur. Kështu që i gjithë ky pikëllim, që vjen nga populli dhe institucionet tona, është më se i kuptueshëm për opinion e gjerë ndërkombëtarë.
Prandaj edhe njëherë si popull duhet që të riformulojmë politikën tonë ndërkombëtare karshi miqve tanë, sidomos në këtë dekadën e re që në horizontin e vet është duke sjellë shumë të panjohura. Shpresa jonë e vetme e zhvillimit socio- ekonomik është miqësia e pakontestueshme e shqiptarëve me SHBA-të.Dhe krejt në fund emri dhe familja BUSH për shqiptarët do të jetë e skalitur në memorien e të gjithë neve deri në pafundësi. Kjo familje lidhet personalisht me çdo Shqiptarë dhe vdekja e GeorgeW. Bush është dhimbje personale për çdo Shqiptarë.
George H. W. Bush prehu në paqe. Faleminderit!