“Kosova tregon se kush është bossi” shkruan The Sun. Gazeta e famshme angleze “The Sun” i ka kushtuar vëmendje të veçantë fitores së Kosovës 2-1 kundër Çekisë.
Gazetari Paul Jiggins që kishte ardhur në Prishtinë për të përcjellur ndeshjen e ka rrumbullakësuar triumfin me një titull interesant.
“Kosova i dërgoi një mesazh të nxehtë Anglisë, duke e zgjatur serinë e ndeshjeve pa humbje. Kombëtarja me serinë më të gjatë në Evropë pa disfatë. Edhe pse nuk luajtën lojtarët më të mirë, Kosova u rikthye nga disavantazhi për të fituar ndeshjen” shkruhet në artikull.