Fehmi Sylejmani, opionist sporti
Disa gazetarë të paktë belgë dhe disa dashamirë të futbollit të Antwepenit kanë qëndruar edhe një ditë më tepër në Kosovë, pas ndeshes Drita-Antwrp, duke u mahnitur në radhë të parë me atmosferën e ndeshjes në stadium, lojën dhe mbi gjitha me miëkpritjen, fisnikërinë, sjelljen dhe zemërgjërisnë e bujarinë e qytetarëve kosovar.
Sipas tyre, e që për herë të parë kishin udhëtuar në Kosovë, kanë pasur fare pak njohuri për Kosovën, miëpo edhe pse për aq kohë të shkrutër sa kanë qëndruar në Kosovë, kanë fituar një përshtypje jashtëzakonisht të mirë dhe mbresëlënëse.
“Ish një popull tepër i mirë dhe në cdo vend kishin respekt për neve”, janë shprehur ndër të tjera këta gazetarë, e njëri prej tyre shkoi edhe më larg, duke thënë se tash një njërën anë të zemërës e kam Belgjikën, kurse në anën tjetër Kosovën. Pikërisht për këtë përshtypje të mirë për Kosovën, këta miq belgë, kanë obliguar ish futbollistin e Dritës dhe Gjilanit, Agron Krasniqin, me kthyerjen e tij në Belgjikë t’ua sjellë flamurin e Kosovës, për ta vendosur në stadiumin “Arena Bosuil” të skuadrës Antwrp të Antwrpenit.
Po ashtu, sipas tyre edhe skuadra e Dritës, ju ka lënë përshtypje të mirë me dy paraqitjet e saja, duke dëshmuar nivel të lartë të futbollit.
Thënë realisht, skuadra jonë nuk e ka pritur këtë sfidë kaq të vështirë, duke menduar se shumë lehtë do ta kalojnë skuadrën gjilanase. Mirëpo pas ndeshjes së parë kanë vërejtë, se kalimi në raundin e tretë nuk do të jetë bash aq i kollajshëm, janë mobilizuar dhe e kanë marrë shumë seriozisht këtë takim.
Në anën tjetër, këta miq të shypit belgë, kanë bërë të ditur, se nuk kanë qenë dy ndeshje, që kanë përcaktuar kalimin e Arbnor Mujës në gjiganitn belgë, por ky lojtar sipas tyre, ka qenë nën llupën e kësaj skuadre edhe më parë.
Ndërkaq, shtypi belgë ka vlerësuar lartë përformancën e lojtarit tash më të ri të Kosoëvës, Laurit Krasniqi, jo vetëm të shënimit të golit të parë, por edhe në shumë aspekte.
Dhe krejt në fund, pak para kthimit për në Belgjkikë, ky grup gazetarësh dhe dashamirësh futbolli janë interesuar më tepër për qytetin e Gjilaninit, duke vizituar stadiumin e këtij qyteti, në mënyrë që më pas të bëjnë një reportazh për dy klubet, Driten dhe Gjilanin, se si është e mundur nga një qytet modest, me jo shumë banorë, të ketë dy ekipe kaq të forta, të cilat marrin pjesë në garat evropiane. /2LONLINE/