• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Lutfi Haziri (LDK): Gjilani ka brend, por fatkeqësisht s’ka kryetar!

Redaksia 2LONLINE 30 Korrik, 2022 4 min
 Lutfi Haziri (LDK): Gjilani ka brend, por fatkeqësisht s’ka kryetar!

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka paraqitur vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet për qeverinë komunale.

“Sot, do paraqesim vërejtjet, sugjerimet e rekomandimet tona lidhur me pakënaqësitë qytetare për mos angazhimin dhe mos funksionalizimin të projekteve që janë në interes të zhvillimit të komunës së Gjilanit, qoftë infrastrukturor apo zhvillimor”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, asnjë projekt i ri i filluar, përkundër disa memorandumeve të nënshkruara me ministritë e linjave. Kjo administratë ka lënë në sekondare dhe pa përkujdesje kontratat e punës në fuqi.

Ai shtoi tutje se rritja e kostos, shtrenjtimi i jetës së qytetarëve dhe rritja e çmimeve ka bërë që një numër i madh i operatorëve të mos punojnë dhe të mos i zbatojnë kontratat. Mos zgjidhja e problemit të të rishikimit të çmimeve nga ana e operatorëve, dhe mos interesimi i Komunës ka bërë që asnjë projekt i kontraktuar që të mos zbatohet.

“Është shqetësuese mos zbatimi i detyrës në ndërtimin e rrugëve regjionale, mungesa e interesimit dhe mos shtyrja e këtyre programeve duke improvizuar rrugën Gjilan-bunari i Përlepnicës. Në vend se të përfundohet rruga deri në hyrje të Dobërçanit sipas projektit të mëhershëm, këta nuk kanë arritur ta kalojnë udhëkryqin e Shillovës”, ka thënë haziri i LDK-së.

Sipas itj, mMos fillimi i punimeve në Rrugës së Prishtinës, përkundër financimit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mos zbatimi i kërkesës së BERZH-it për shpronësim dhe zgjidhjet të problemit për puseta dhe kolektorë të ujërave të zeza, po e mban peng fillimin e punimeve.

Sa i përket projekti të stadiumit, marrëveshja me operatorin ekonomik është bërë publike për shkëputje të njëanshme nga Komuna, përkundër që asnjë punë nuk është zhvilluar për shkak të rritjes së çmimeve dhe këtu dëmtohet projekti i stadiumit.

Pra, shton Haziri, mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit neve na bënë të shqetësuar që Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës, por rrëshqet në një depresion politik dhe ekonomik.

“Janë dhënë 109 premtime, por për nëntë muaj qeverisje janë zero të iniciuara. Është e vërtetë që Gjilani ka brend, por fatkeqësisht po dëshmohet që s’ka kryetar!”, u shpreh kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”

15 Gusht, 2022

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës së Gjilanit

15 Gusht, 2022

Alban Hyseni synon të jetë i pari edhe në Vetëvendosjen e Gjilanit

15 Gusht, 2022

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!

15 Gusht, 2022

Profesoreshë Ziza Ismajli shembull i një mësimdhënëseje shembullore

15 Gusht, 2022

Gjilani shpërndan 300 shtëpiza të bletëve për 54 bletarë

15 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com