Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalon formë të mirë si me Kombëtaren ashtu edhe me skuadrën e tij, Fenerbahce.
Ylli nga Prizreni është monitoruar nga shumë skuadra në ndeshjen me Anglinë, ku në veçanti e kanë ndjekur drejtuesit e Tottenhamit.
Sipas gazetës turke, “Star sport”, Fenerbahce nuk do ta lirojë Muriqin pa u paguar 50 milionë euro.
Gjithashtu, ata raportojnë se skuadra tashmë është duke kërkuar t’ia përmirësojë kontratën ende pa e zhvilluar një gjysmë sezon.