E përditshmja malazeze, Vijesti, i ka paralajmëruar lexuesit e saj se Kosova nuk do të jetë aspak kundërshtar i lehtë në Grupin A, për kualifikimet në EURO 2020, pas ndeshjes kundër Danimarkës.
“Dardanet” treguan paraqitje të mirë, duke kaluar dy herë në epërsi, megjithëse Danimarka arritu të barazojë.
Me këtë barazim ndaj ekipit danez, që është në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-s, Kosova e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa pësuar disfatë, e cila tani po vazhdon që 11 ndeshje.
“Hojbjerg [i cili e shënoi golin e barazimit në fund të ndeshjes] ia rrëmbeu Kosovës një fitore të madhe. Mirëpo, barazimi me këtë skuadër të fortë sugjeron se ekipi i Kosovës është kundërshtar i mirë në Grupin A. Ekipi kombëtar i Kosovës, kundërshtarit i Malit të Zi për kualifikimët në EURO 2020, e tregoi fuqinë në ndeshjen ndaj Danimarkës” , shkruan Vijesti.
Kosova është ne grupin A dhe aty janë Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi. Ndeshja e radhës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të hënën, do të jetë pikërisht ndaj Bullgarisë, kundër së cilës Kosova e fillon rrugëtimin drejt EURO 2020.