Johnny Di Francesco (Australi) në restaurantin e tij ‘400 Gradi’ në Melburn ka arritur të bëj diçka interesante, duke hyr në Librin e Rekordeve Botërore ‘Guinness’.
Ai si ekspert i gatimit të picave, duke lexuar lajmet e ndryshme për rekorde, vendosi të eksperimentoj në përgatitjen e këtij ushqimi. Johnny deshi të thyej rekordin që dikush tjetër e mbante me përgatitijen e picave me 111 lloje të djathrave, pasi më parë e kishte përgatitur me 99 të tillë.
Frymëzimi i tij erdhi nga filmi i vitit 2014 ‘Mutant Ninja Turtles’, ku personazhi përgatit picën me shumë lloje të djathir.
“Ne kishim kërkesa nga klientët tanë për pica, kështu që vendosëm të krijojmë një të tillë me 154 lloje të djathit. Pra, nga rekordi me 99 lloje, kaluam në 111 dhe përfunduam në 154”, ka thënë Johnny.
Sipas atyre që e kanë provuar, pica ka shije të mrekullueshme dhe të bën të shkosh prapë në restaurant për ta provuar.