DYLON

FBK organizon kampin nacional në Suharekë

FBK organizon kampin nacional në Suharekë
Avatar photo Elife Sherifi

Nën organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, si dhe KB Golden Eagle Yllin prej 7 deri më 20 Korrik 2019 do të organizohet Kampi Nacional i FBK-së.

Kampi do të ndahet në dy pjesë, në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave. Në këtë Kamp do të marrin pjesë rreth 100 fëmijë (djem/vajza) të moshësh deri në 14 vjeç, 20 trajnerë, 10 referë dhe 6 zyrtarë të FBK-së.

Ky aktivitet do të udhëhiqet nga Drejtori i Kampit Nacional, Dritëro Sefaja, njëherësh edhe koordinator profesional i Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FBK-së në kuadër të FIBA Evropës.

EkoHigjiena

Sefaja në bashkëpunim me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun dhe Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugovën në ditët në vazhdim do të koordinohem për detajet e organizimit të Kampit dhe kështu do t’i bëjnë publike gjithçka që ka të bëjë me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm për FBK-në.

Kjo është hera e dytë radhazi që FBK e organizon Kampin Nacional në Suharekë, dhe falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në vitin e kaluar me Komunën e Suharekës dhe me KB Golden Eagle Yllin, FBK ka vendosur që edhe sivjet ta organizojë në të njëjtin vend.