“Kënaqësi që vizitova ndërmarrjen ‘Wolf GmbH”, e certifikuar për prodhimin e shtëpive të parafabrikuara, produktet e të cilës janë të orientuara për eksport të jashtëm, kryesisht në Gjermani”, ka thënë Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai shtoi se bashkë me afaristin dhe humanistin nga Gjilani, njëherit anëtarin e kryesisë së AAK-së, Ilmi Mustafa, panë nga afër punën që bëhet në këtë kompani dhe përgëzuam pronarin, Ukë Blakaj i cili është edhe kryetar i Aleancës për Gjermani, për punën që e bënë, punësimin që e ka bërë në Kosovë dhe suksesin që po e tregon në Gjermani.
“Në Kosovën e lirë dhe të pavarur, patriotët më të mëdhenj janë bashkatdhetarët si Ukë Blakaj, si Ilmi Mustafa e shumë si këta që investojnë, punësojnë dhe ndihmojnë qytetarët e Kosovës vazhdimisht e në shumë forma. Ukës i urojmë suksese të mëtejme si dhe zgjerim të veprimtarisë së tij”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/