Verbica e Zhegocit si gjithëherë në mbështetje të vizionit tonë politik, vendi i cili me kohë u bë pjesë e ndryshimit të kahjes së historisë sonë.
Bashkë me ish-Komandatin e ZOK, Ahmet Isufi dhe kandidatin për Kuvendin Komunal në Gjilan nga kjo Malësi, Lulzim Zymberi dhe kryetari i nëndegës z. Islam Rashiti, diskutuam gjatë për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen banorët.
Programi ynë zhvillimor Aleanca me qytetarët prioritet e ka bujqësinë dhe mbështetjen e fermerëve, duke iu siguruar infrastrukturën rrugore si parakusht për zhvillimin e bizneseve ekzistuese dhe atyre të reja.
Në mandatin e ardhshëm ne do të përmbyllim temën e infrastrukturës rrugore në secilin fshat të Komunës së Gjilanit, kjo e mundëson edhe rikthimin e qytetarëve të shpërngulur, për të investuar dhe për ti dhënë jetës Malësisë së Zhegocit.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/