“Sot, me ekipin tim kandidatët për këshilltarë komunal, filluam trajnimin njëditor me temat: Etika e të bërit fushatë, Sjella organizative, Protokolli dhe Diplomacia”, ka bërë me dije Nazim Gagica, kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.
Sipas Gagicës, e gjithë kjo po bëhet me qëllimin që të dëshmojmë praktikisht se në vendin tonë, në hapësirën tonë politike, domosdo duhet ngritur në vlerë të demokracisë, rezultativisht në vlerë kulturo-morale, të bërit fushatë, si parakusht i ngritjes së vetëdijes politike dhe funsksionalitetit demokratik.
“Ne në AAK jemi thellësisht të përcaktuar në këtë drejtim me gjithë kapacitetin tonë human, intelektual e politik -demokratik”, ka thënë Gagica. /2LONLINE.com/