Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj, ish-komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi e kolegë të shumtë nga Aleanca, bëmë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në 40-vjetorin e rënies.
Rexha e Nuhiu me jetën dhe veprën e tyre heroike, paralajmëruan se liria e Kosovës është afër. Përveç kësaj, ata u bënë model e frymëzim për shumë të tjerë për mobilizim e rreshtim në rrugën për liri e për shtet.
Po ashtu, vizituam kazermën e FSK-s në Gjilan, aty ku kulmon krejt përpjekja jonë prej dekadash, tek Ushtria e Kosovës!
Vizituam edhe familjen Mala e Berisha, familje këto që ruajtën traditën shqiptare dhe mbajtën hapur dyert për shumë organizime e për patriotë të shumtë shqiptarë në secilën etapë të historisë sonë.
Lavdi Rexhës e Nuhiut!
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.