“Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një rast i mirë për të reflektuar si shtet e si shoqëri për të krijuar një ambient të barabartë për të gjithë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Gagica ka thënë se personat e kësaj kategorie përballen përditshëm me shumë sfida për shkak se ne nuk arrijmë t’i kuptojmë sa duhet e t’ia krijojmë kushtet për një jetë të qetë e pa telashe.
“Duhet ta ndajmë kujdesin e dashurinë, mbështetjen e respektin për secilin e pavarësisht me çka jemi të sprovuar në jetë. Si shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi për të mos paragjykuar askënd në asnjë moment e për asgjë. Jemi bashkë në të mirë e me sfida”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/