Nga viti i ardhshëm orientimi në karrierë për nxënësit e Komunës së Gjilanit do të bëhet nga klasa VII, përmes Sistemit të Informimit të Orientimit në Karrierë (SIOK), ka thënë Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Sipas tij, orientimi në karrierë iu referohet shërbimeve dhe aktiviteteve që synojnë të ndihmojnë individët e të gjitha moshave të marrin vendime në lidhje me shkollimin, zgjedhjen e profesionit dhe menaxhimin e karrieres.