DYLON

Kastrati: Edhe gratë t’a gëzojnë të drejtën e trashëgimisë si burrat

Kastrati: Edhe gratë t’a gëzojnë të drejtën e trashëgimisë si burrat
Avatar photo Redaksia

Kryetar i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka takuar banorët e fshatrave: Hodonoc, Roganë, Muqiverc, Kopërnicë dhe Berivojcë, me të cilët kanë diskutuar për procesin e rindërtimit të kadastrit, në këto zona.

“Bashkë me përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ua sqaruam atyre rëndësinë e këtij projekti dhe jam shumë i lumtur që për këtë projekt është përzgjedhur edhe Kamenica”, ka thënë kryetari Kastrati.

Gjatë diskutimit për trashëgiminë e pronave, thuhet se kreu i kësaj komune, ka apeluar që gratë të mos diskriminohen dhe t’a gëzojnë të drejtën e trashëgimisë, njësoj sikurse burrat.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.