Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës edhe për shkollën ShFMU “Thimi Mitko” nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të programit Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë, për renovimin e kësaj shkolle krahas shkollës “Skëndërbeu”-Përlepnicë, kurse së shpejti pritet të fillojnë punimet.
Gagica gjithashtu ka njoftuar se së shpejti do të inagurohet edhe shkolla e re në fshatin Haxhaj si dhe renovimi në shkollën “Vehbi Ibrahimi”- Uglarë.
Prioritet për këtë vit mbeten shkollat “Ibrahim Uruqi” dhe “Vesel Muji”, duke përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shkollat e Komunës së Gjilanit.
Drejtori Gagica ka faleminderuar kryetarin e Komunës z. Lutfi Haziri për mbështetjen që po i bënë Arsimit në Gjilan.