DYLON

Mungesa e barnave esenciale edhe në QKMF-Kamenicë, problem në nivel Kosove

Mungesa e barnave esenciale edhe në QKMF-Kamenicë, problem në nivel Kosove
Avatar photo Redaksia

Mungesa e barnave esenciale në Qendren e Mjekësisë Familjare në Kamenicë është një problem qendror nga Ministria e Shëndetësisë, thonë përgjegjësit e shëndetësisë në Kamenicë.

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Suna Zaimi-Krasniqi ka thënë se QKMF në Kamenicë është duke u përballur me mungesë të barnave esenciale si pasojë e mosfurnizimit me medikamente nga MSH, dhe se ky nuk është vetëm problem në komunën tonë por edhe në komunat tjera.

“Gjatë vitit 2019 Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar QKMF në Kamenicë vetëm 51 përqind nga buxheti i planifikuar nga kjo ministri, ndërsa gjatë muajit janar të këtij viti QKMF në Kamenicë nuk është furnizuar fare me barna esenciale nga MSH, pasi që për vitin 2020 është ndërruar programi dhe ende nuk është aktivizuar”, shtoi Zaimi-Krasniqi.

EkoHigjiena

QKMF në Kamenicë është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë për zgjidhjen e këtij problemi.

Përpos financimit nga ministria, QKMF në Kamenicë ka edhe një buxhet të ndarë nga Komuna e Kamenicës për furnizim me barna esenciale por që ky buxhet shfrytëzohet vetëm për raste urgjente dhe gjatë ndrrimit të natës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.