Sot, bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal në Gjilan, vizituam Qendrën Tregtare “Agmia Center”, me pronar Ahmet Demirin.
Me rreth 270 punëtorë, kjo qendër tregtare është një storie suksesi në Gjilan.
Z.Demiri prezantoi veprimtarinë që bëhet në këtë qendër, si dhe na informoi për sfidat me të cilat përballet, sidomos si pasojë e pandemisë.
Në programin tonë qeverisës “Aleanca me qytetarin”, me seriozitetin më të madh kemi paraparë përkrahje ndaj bizneseve, si burim kryesor i gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Jemi shumë të vendosur që sektori i biznesit gjilanas të trajtohet ndryshe nga qeverisja e ardhshme katër vjeçare, ndërsa do të gjinden edhe modalitete tjera për lehtësimin e funksionimit dhe zgjerimit të tyre.
NG
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/