“Kur pushtuesi serb kishte menduar se kishte arritur që ta shuaj lëvizjen kombëtare shqiptare, Rexha e Nuhiu e dëshmuan të kundërtën dhe ia bënë me dije se rezistenca është e pathyeshme sepse është e drejtë dhe e paalternativë”, ka thënë nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.
Gagica, që është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, theksoi se Rexha e Nuhiu ishin ndër të parët që e paralajmëruan ardhjen e lirisë dhe fundin e regjimit serb.
“Rënia e tyre ngriti një komb të tërë e që rezultoi me çlirimin e Kosovës. Lavdi Rexhës e Nuhiut!”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/