Kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica ka thënë se Malisheva do të jetë fuqishëm në fokusin e tij qeverisës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Gagica ka premtuar një mori investimesh për Malishevën pas zgjedhjeve të 17 tetorit e ku ai do të jetë kryetar i Gjilanit.
“Do të bëhet ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës nga shtatorja e heroit të kombit “Abdullah Tahiri” në drejtim të Malishevës me gjithë infrastrukturës përcjellëse”, ka thënë Gagica.
Ai ka premtuar edhe hapjen e qendrave me bazë në komunitet për fëmijët deri në 6 vjeç.
“Do të bëhet hapja e qendrave me bazë në komunitet për fëmijët 5 deri në 6 vjeç, në kuadër të programit për rifunksionalizimin dhe shndërrimin e hapësirave publike në kopshte për fëmijë”.
“Vendosja e kamerave të sigurisë në secilën lagje të fshatit Malishevë”, ka thënë kandidati i AAK-së për Gjilan, Nazim Gagica.
Ndërsa, kandidatja për anëtare e Kuvendit Komuna, Zarife Asllani është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve të Malishevës si përfaqësuese e tyre në organin më të lartë të Gjilanit, Kuvend.
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushat